Namazi i Xhenazeve

Namazi i xhenazes
Namazi i xhenazes është farzi kifajë, për të gjithë ato meshkujt që mësojnë se ka vdekur një besimtar, qoftë ai mashkull a femër. Namazi i xhenazes është adhurimi për All-llahun dhe lutje për personin e vdekur. Ai që nuk e konsideron të rëndësishëm, rrezikon imanin.
Kushtet e namazit të xhenazes
1. I vdekuri duhet të jetë mysliman.
2. Duhet të lahet. Atij që është varrosur pa e larë, nëse nuk është mbuluar me dhé, nxirret, lahet dhe pastaj i falet namazi.
Vendi ku gjenden xhenazeja dhe imami, duhet të jetë i pastërt.
3. Gjysma e trupit të xhenazes (gjysma e trupit) me ose pa kokë duhet të jetë para imamit.
4. Xhenazja në tokë ose afër tokës duhet të jetë e mbajtur në duar ose e vendosur në gur. Koka e xhenazës vjen në anën e djathtë të imamit, këmbët në anën e majtë. Ta vendosësh mbrapsht është gjynah.
5. Xhenazja duhet të përgatitet në prani të imamit.
6. Vendet e turpshme (auret) të xhenazes dhe të imamit duhet të jenë të mbuluara.
Farzet e namazit të xhenazes
1. Të marrësh katër herë tekbir
2. Të falesh në këmbë.
Sunnetet e namazit të xhenazes
1. Të këndosh Subhaneken.
2. Të këndosh salavat.
3. Të këndosh duatë, të cilat mund të jenë si ato që këndohen në namaz kur rrimë ulur në ndenje.
Namazi i xhenazes nuk falet brenda në xhami.
Namazi i xhenazes duhet t'i falet secilit mysliman e myslimane, të madhit dhe të voglit, përveç fëmijës që lind i vdekur. Kurse fëmijës që vdes pasi të ketë lindur i gjallë, i vihet emri, lahet, vishet me qefin dhe i falet namazi.
Në kohën kur mbartet xhenazeja, tabuti(akrivoli) mbahet në të katër anët. Çdo kush e mban nga dhjetë hapa, së pari e vë në supin e djathtë anën nga koka e xhenazes, pastaj anën e këmbëve në supin e djathtë, pastaj anën e kokës në supin e majtë, pastaj anën e këmbëve në supin e majtë. Kur të arrihet te varri, pa u lëshuar xhenazja në tokë, nuk bën të ulemi. Duke u varrosur, ata që nuk kanë punë, mund të rrinë ulur.
Si falet namazi i xhenazes
Të katër tekbiret e namazit të xhenazes janë si një rekat. Prej këtyre katër tekbireve vetëm në të parin ngrihen duart tek veshët. Në tre tekbirët e tjerë nuk ngrihen duart më.
1. Pasi të merret tekbiri i parë, lidhen duart dhe këndohet "Subhaneke" dhe para fjalëve "Ve la ilahe gajruke" shtohet fjala "Ve xhel-lethenauke". Fatihaja nuk këndohet.
2. Pas tekbirit të dytë, pa i ngritur duart te veshët, këndohen Salavatet.
3. Pas tekbirit të tretë lexohet duaja e xhenazes. (Në vend të duasë së xhenazes mund të lexohet edhe "Rabbena atina...", ose vetëm të thuash "All-llahumagfirleh" ose me nijet duaje ta lexosh Fatihanë.
4. Pas tekbirit të katërt menjëherë jepet selam në të djathtë e në të majtë.
Imami vetëm katër tekbiret dhe selamin i shqipton me zë të lartë, të tjerat i lexon në vete.
Pasi të falet namazi i xhenazes, nuk lejohet të bësh dua pranë akrivolit . Është mekruh.
Varri duhet të jetë i thellë sa gjysma e shtatit dhe ana e djathtë e kufomës në varr është e kthyer nga kibla.


www.xhamia-miresia.com Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja