NAMAZI I XHUMAS

Namazi i XHumas

Namazi është farz-ajn, dhe argumentohet me ajetin kur'anor në suren Ex-xhuma (ajeti/9) "O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë ecni shpejtë për aty ku përmendët All-llahu". Namazi i xhumasë i ka dy reqate farz, dhe tetë sunnete-muekede, duke u bazuar në hadithin e Pejgamerit a.s. në transmetim të Ibën-Omerit r.a. "Namazi i xhumasë ka dy reqate të plota" nga thëniet e pejgamerit tuaj.

 

Mënyra e faljes së namazit të xhumasë: Në fillim falen katër reqate sunnete para farzit të xhumasë, ndëgjohet hytbeja, falen dy reqate e farzit të xhumasë me imam, pas farzit i falim edhe katër sunnete që quhen sunnetet e fundit të xhumasë. Në kohën kur afrohet namazi i xhumasë, duhet lënë të gjitha punët dhe të shpejtohet për në namazin e xhumasë, sepse namazi i xhumasë e ka vlerën e jashtëzakonshme. Këtë na tregon hadithi i Pejgamerit a.s. në të cilin thotë. "Ai i cili pastron trupin ditën e xhuma, dhe i pastrohet aq sa mund të pastrohet, parfymoset me erë të këndëshme, pastaj i falë ata që është i detyruar t'i falë, e ndëgjon hytben, Allahu xh.sh. ia falë mëkatet nga kjo xhuma deri në xhumanë tjetër".

Kush duhet të falë xhumanë? Namazin e xhumasë duhet falë ai njeri i cili është: Mashkull, nuk obligohen femrat. I moshës madhore, në bylyg. I lirë, nuk janë të detyruar robët. I shëndoshë trupërisht, jo i sëmurë. I vendit, jo mysafir. I sigurtë nga sulmi i huliganëve, dhe nga të ftohtit të ashpër dhe vapës së madhe. 

 Kujt i kalon namazi i xhumasë ose nuk i takon ta falë, ai do ta zëvendëson me drekën. Kushtet që duhet plotësuar për namazin e xhumasë: Koha, pra të falet në kohën e namazit të drekës. Të falet me xhematë, ku përpos imamit të jenë së paku edhe tre xhematë. Imam të jetë sunduesi (halifja) ose personi i autorizuar nga ai, ose ai që shërben si imam. Të këndohet hytbja para farzit të xhumasë, të jetë i pranishëm dikush, mjaftojnë edhe dy persona, dhe hytbeja të fillojë me faleminderimin e Zoti. Të jetë e lirë falja e xhumasë për ç'dokë dhe mos ketë pengesa për faljen (leje të përgjithshme). Të falet në vende të mëdha, së paku në ata vende ku ka aq meshkuj të rritur sa që nuk i merr xhamia nëse hynë të gjithë.

Çka është sunnet të veprohet para xhumasë: Ditën e xhuma duhet pastruar trupin, të vishemi me rrobat më të mira që i posedojmë, të shkohet në xhami me kohë, gjatë rrugës të këndohen lutje, të qëndrojmë në heshtje deri sa imami e këndon hytben, pa mos i falur edhe sunnetet nuk duhet dalur nga xhamia. Sa i përket imamit, është sunnet që të ulet mes dy hytbeve dhe të bëjë lutje për gjithë muslimanët dhe muslimanet të gjallë dhe të vdekur.

Mekruhet e xhumasë: Mekruh është që gjatë kohës së xhumasë të shitet ose blehet, gjatë hyrjes në xhami mos të kalohet mbi shpinat e tjerëve që të dalë në safin e parë, gjithashtu prej që imami të fillojë hutben duhet të ndërpritet falja e namazeve duke u bazuar në hadithin e Pejgamerit a.s. "Nëse hyn dikush nga ju në xhami dhe imami mban ligjeratë në hutbe, nuk duhet falur e as folur derisa të mbarojë imami hutben


www.xhamia-miresia.com Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja