GUSLI-LARJA

 

Kur detyrohet, kushtet dhe forma e saj

KUR DETYROHET LARJA

- Të dalurit e spermës në gjumë apo duke qenë i zgjuar, ngase Muhammedi[sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: "Duhet larë kur të dalë sperma." Kurse, Ummu Seleme [radijall-llahu anha] tregon se Ummu Saleme[radijall-llahu anha] ka thënë: "O i Dërguar i All-llahut, me të vërtetëAll-llahu nuk turpërohet prej të vërtetës, a thua vallë gruaja duhet larë kur të ëndërron? Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha. "Po, nëse sheh ujë (gjurmë)."Kurse, sa i takon daljes së spermës kur është njeriu i zgjuar, atëherë duhettë jetë dalje me epsh. Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:"Kur të del ujë furishëm, laju nga xhunubllëku, e nëse nuk del furishëm nuk ka nevojë për larje" Shevkaniu thotë: "Dalja e spermës furishëm ndodh gjatë daljes së saj nga shkaku i epshit", dhe për këtë, shkruesi i librit ka thënë: "Se nëse sperma del për shkak të sëmundjes ose impotencës, nuk duhet larë. Poqëse ndokush ëndërron, e nuk heton gjurmë (ujë), nuk ka nevojë të lahet, por nëse gjen ujë e nuk i kujtohet ëndërimi, atëherë duhet larë. Aishja [radijall-llahuanhu] thotë: "Eshtë pyetur Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] për njeriun i cili gjen lagështi në trupin e tij, e nuk i kujtohet ëndërrimi, ç'të bën?" e Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: "Le të lahet, e nëse ëndërron e nuk gjen lagështi, nuk ka nevojë të lahet."

- Kontakti seksual, edhe pse nuk ka ejakulim. Ebu Hurejra [radijall-llahuanhu] thotë se Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Kur ndokush të ulet në me të katër gjymtyrëve dhe kryen aktin seksual,është bërë larja e obliguar edhe pse nuk ka ejakulim." Shtojcë: Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:"Kur të takohen dy sunnetimet, obligohet larja." (domethënë, nëse futet koka, kurse të gjithë dijetarët janë të mendimit se nëse vetëm e prekë e nuk hyn nuk ka nevojë të lahet)

- Kur kafiri pranon Islamin. "Kajs Ibn Asimi pranoi Islamin, kurseResulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e urdhëroi lë lahet me ujë dhe sidër (bimë aromatike)."

- Ndërprerja e menstruacionit dhe lehonisë. Aishja [radijall-llahu anhu]thotë: Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i ka thënë bijës sëHubejshit: "Kur të vie menstruacioni lëre namazin, e kur të dalësh nga ajo gjendje lajudhe falu " E sa i përket lehonisë, ajo është sikurse menstruacioni, e këtë duke u bazuar në ixhmanë e dijetarëve Islam.

KUSHTET E LARJES –

Nijjeti duke u mbështetur në hadithin e të Dërguarit të All-llahut[sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:"Cdo vepër vlerësohet sipas nijetit."

Të larët e trupit në tërërsi.

FORMA E LARJES

Aishja [radijall-llahu anhu] thotë: "Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kur lahej nga xhunubllëku, fillonte me larjen e duarve, e pastaj merrte ujë me dorën e djathtë dhe gjuante në të majtën, pastaj lante organin më pastaj merrte abdest sikur për namaz, pastaj merrte ujë dhe gjuante në kokë duke futur gishtat në rrënjët e flokëve, e kur e shihte se ka fërkuar tërë kokën, gjuante tre grrushta ujë në kokë, pastaj gjuante në tërë trupin e pastaj e lante tërë trupin."

Vlenë të theksohet: Kur gruaja të lahet nga xhunubllëku, nuk detyrohet t'i zgjidhë bystekët eflokëve, kurse kur të lahet nga menstruacioni obligohet t'i zgjidhë. UmmuSeleme [radijall-llahu anha] thotë: "O i Dërguar i All-llahut, unë i bëjë flokët bystekë, kurse kur të lahem nga xhunubllëku i zgjidhi." Muhammedi[sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: "Jo s'ka nevojë të mjaftojnë tre grushta ujë e pastaj të lashë krejt trupin dhe kështu pastrohesh."Aishja [radijall-llahu anhu] thotë se Esmaja e ka pyetur Resulull-llahun[sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] për larjen pas menstruacioneve, e ai ka thënë:"Merrë ujë dhe sidër, pastaj merrë abdest mirë, pastaj gjuaj ujë në kokë dhefërkoje mirë, derisa t'ë arrijë deri tek rrënjët e flokëve e pastaj gjuajujë mbi to, pastaj merre një leckë të parfymosur dhe pastrohu me te." Aishja[radijall-llahu anha] tha: "Sikur (ajo) të fshehë këtë, e ai [sal-lall-llahualejhi ve sel-lem] pastaj tha:"Pastroje me të gjakun ku ka dalë (gjurmët). "E unë Aishja e pyeta për xhunubllëkun, e ai më tha:"Merr ujë dhe merr mirë abdest, derisa të arrijshë mirr rrënjët e flokëve, pastaj gjuaj ujë tërë trupit." Ky hadith njëherit qartëson edhe dallimin mes larjes së gruas e cila lahet pas menstruacionit duhet që të fërkohet më tepër sesa ajo që lahet ngaxhunubllëku, e gjithashtu duhet që t'i zgjidhë bystekët. Në esencë, duhet zgjidhur bystekët për të arritur uji në rrënjët e flokëve, mirëpo sheriati ia ka lehtësuar grave, ngase larja nga xhunubllëku ndodhë më shpesh, e me këtë shkakton vështirësi, gjë e cila nuk ndodhë me rastin e menstruacionit,e cila ndodhë një herë në muaj. Shënim:Lejohet që burrë e grua të lahen së bashku në një vend dhe të shikojnë avretin e njëri tjetrit, e këtë duke u bazuar në thënien e Aishes[radijall-llahu anha]: "Lahesha me Resulull-llahun [sal-lall-llahu alejhi vesel-lem] prej një ene duke qenë xhunubë (që të dytë)."

KUR ESHTE MUSTEHAB LARJA

- Larja pas çdo akti seksual. Ebu Rafiu transmeton se një natë Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i vizitoi të gjitha gratë e tija dhe u lante pas çdo akti. I thashë: "O i dërguar i All-llahut, përse nuk lahesh në fund njëherë?", ai [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha:"Kështu është më mirë dhe më pastër."

- Larja e gruas që është në istihada për çdo namaz, ose larja për Drekë dhe Ikindi së bashku me Akshamin dhe Jacinë së bashku dhe për çdo mëngjes veçmas. Aishja [radijall-llahu anha] thotë: "Ummu Habibën e takoi istihadanë kohën e Resulull-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ai eurdhëroi që të lahet për çdo namaz."

- Larja pas alivanosjes. Aishja [radijall-llahu anha] thotë: "Kur u sëmur Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] pyeti: "A janë falurnjerëzit?". I thamë: "Jo, po të presin ty, ja Resulull-llah", e ai[sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: "Mbusheni kovën me ujë." Aishja[radijall-llahu anha] tha: "Ia mbushëm kovën me ujë, e ai [sal-lall-llahualejhi ve sel-lem] u la dhe shkoi për t'u falur, mirëpo u alivanos, kur erdhi në vete tha: "A janë falur njerëzit?" I thanë: "Jo, po të presin ty,ja Resulull-llah." E Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: "Ma mbushni një kovë me ujë." E ne ia mbushëm, u la Resulull-llahu[sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe shkoi që të falet, por, sërish ualivanos, e kur erdhi në vete tha: "A janë falur njerëzit?" I thanë: "Jo, potë presin ty ja Resulull-llah, e pastaj tha që Ebu Bekri të dalë imam."

- Të larët pas varrimit të mushrikut. Aliu [radijall-llahu anhu] thotë:"Shkova te Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe i thashë:"Ebu Talibi ka vdekur, e ai më tha: "Shko dhe varrose", e kur u ktheva nga varrimi i tij, me tha: "Shko laju."

- Larja për dy Bajramet dhe ditën e Arafatit. Transmeton Shafiu[radijall-llahu anhu] nga Zadhani i cili thotë:"Një njeri e pyeti Aliun [radijall-llahu anhu] për larjen e ai i tha: "Lajupër çdo ditë nëse ke mundësi", e ui i tha:"Jo, po të pyes për larjen që është larje?" e Aliu [radijall-llahu anhu] i tha: "Ditën e Xhumasë, ditën e Arafatit, ditën e Bajramit të Kurbanit dhe Fitër Bajramit."

- Të larët për atë që e lanë të vdekurin. Muhammedi [sal-lall-llahu alejhive sel-lem] thotë:"Kush të lajë xhenazen, le të lahet."

- Larja para veshjes së ihramit për Haxhxh ose Umre. Zejd Ibn Thabiti[radijall-llahu anhu] thotë: "E kam parë Resulull-llahun [sal-lall-llahualejhi ve sel-lem] kurr i nxorri të gjitha teshat për të veshur ihramin dheu la."

- Larja për të hyrë në Mekke. Abdull-llah Ibn Umeri [radijall-llahu anhu] asnjëherë nuk ka hyrë në Mekkë, e të mos jetë ndalë në Dhu-Tava, derisa e takonte mëngjesi, lahej pastaj hynte në Mekke dhe thonte: "Kështu ka vepruarResulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]."

- Të larët në ditën e Arafatit. E këtë duke u bazuar në hadithin e Aliut[radijall-llahu anhu] të sipërpërmendur


www.xhamia-miresia.com Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja